Aktualitet

Gjendet i pajetë 68-vjeçari amerikan në Pogradec

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

20 Korrik 2024, 07:29 Nga r.ll
Gjendet i pajetë 68-vjeçari amerikan në Pogradec
foto ilustruese

POGRADEC- Një 68-vjeçar amerikan është gjetur mbrëmjen e djeshme i pajetë në një banesë të marrë me qira në Pogradec. 

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan A. H., rreth 68 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit.

pogradec

Sondazh

Poll