Aktualitet

Nuk mbarojnë problematikat në Berat, Pas dy zjarreve të njëpasnjëshme shiu dhe era e fortë rrëzojnë pemët

Sakaq qyteti u përfshi rreth orës 20:15 mbrëmjen e stome edhe nga një mot me stuhti.

19 Korrik 2024, 22:10 Nga E. D
Nuk mbarojnë problematikat në Berat, Pas dy zjarreve të
pamje nga vendngjarja

BERAT- Dy zjarre kanë përfshirë ditën e sotme Beratin. Bëhet me dije se zjarri i parë ishte në në lagjen “Uznovë e madhe” në dalje të qytetit të Beratit. Gjithashtu ky zjarr u favorizua edhe nga era dhe përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme. Nërkohë zjarri i dytë u shkatua nga ngarkesa e një rrufeje në Malin Shpirag. 

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, me 8 efektivë dhe 3 mjete të cilët lokalizuan flakët dhe i shuan plotësisht. Si pasojë e zjarrit në malin Shpirag, zjarr që u shkaktua nga shkarkesa e një rrufeje, u dogj një sipërfaqe 300 m2 me shkurre e bimësi, ndërkohë që në lagjen “Uznovë e madhe”, ku zjarri ishte i qëllimshëm, u dogj një sipërfaqe rreth 600 m2 me shkurre e ferra.

Sakaq qyteti u përfshi rreth orës 20:15 mbrëmjen e stome edhe nga një mot me stuhti. Era e fortë dhe shiu rrëzuan disa pemë e shtylla ku si pasojë bllokuan edhe rrugët Spital-Uznovë, Kombinat-Dogana, Stadiumi i ri-Tregu Industrial etj. Fatmirësisht, falë daljen në terren të të gjitha mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të saj, situata u normalizuar shpjet, duke u mundësuar heqja e pemëve e zhbllokimet e rrugëve si dhe tërheqja e ujit nga rruga në disa zona në periferi të qytetit.

 

berat

Sondazh

Poll