Aktualitet

Banorët e Thumanës lajmërojnë protestë javën e ardhshme: Autostrada po na falimenton bizneset

Kjo nuk është protesta e parë e bërë nga banorët dhe bizneset e zonës që qeveria të lejojë hyrje dhe dalje në autostradë pasi të gjithë bizneset kanë falimentuar.

19 Korrik 2024, 18:15 Nga r.ll
Banorët e Thumanës lajmërojnë protestë javën e
protestat e kaluara

TIRANË- Një protestë është planifikuar të mbahet të mërkurën e javës së ardhshme në orën 18:00 në rrethrrotullimin e Thumanës.

Qytetarë dhe biznese të zonës së Thumanës, Borizanës, Dervenit, dhe Fushë –Krujës lajmëruan protestë masive kundër vendimit të qeverisë për të bllokuar hyrjet dhe daljet në autostradën e ndërtuar Thumanë-Kashar vendim i cili ka bërë që qindra biznese të falimentojnë.

Kjo nuk është protesta e parë e bërë nga banorët dhe bizneset e zonës që qeveria të lejojë hyrje dhe dalje në autostradë pasi të gjithë bizneset kanë falimentuar.

autostrada thumanë-kashar

Sondazh

Poll