Aktualitet

Nën akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 5 efektivë policie (EMRAT)

Gjithashtu efektivët akuzohen për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

19 Korrik 2024, 16:54 Nga E. D
Nën akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP ekzekuton
fotot ilustruese

ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Elbasanit për 5 efektivë policie. Gjithashtu efektivët akuzohen për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” është ekzekutuar për punonjësit Endri Hazizi, Aurel Tahiri  dhe Xhevahir Stërmugu, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Falsifikim kompjuterik”. Masa e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a funksioni publik” është ekzekutuar për punonjësit Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndaj 5 punonjësve të policisë me detyrë “Trupë shërbimi” pranë Seksionit të Menaxhimit Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Fallsifikim kompjuterik”.

Masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për punonjësit A. T., 32 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe XH. S., 50 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Falsifikim kompjuterik”.

Masa e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a funksioni publik” për punonjësit E. K., 33 vjeç dhe N. XH., 34 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pas hetimit 4-mujor të kryer nga AMP me metoda speciale proaktive nën drejtimin e Prokurorisë, është arritur të vërtetohej me prova përfshirja e këtyre punonjësve në veprime korruptive me drejtues automjetesh, të cilët ishin kapur në shkelje administrative nga aparaturat e radarit të Policisë Rrugore. Hetimi ka nisur pas ankesave të adresuara nga qytetarë të ndryshëm pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

agjencia e mbikëqyrjes policore

Sondazh

Poll