Aktualitet

EMRI/ Tentoi të vriste me armë një person në vitin 2015, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar

Me rastin për detaje të mëtejshme do të merret Prokuroria Durrës.

19 Korrik 2024, 15:12 Nga S.B
EMRI/ Tentoi të vriste me armë një person në vitin 2015,
foto ilustruese

DURRËS- Arrestohet në Durrës një 50-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se Marlen Sallahu është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 vite burg pasi në vitin 2015 tentoi të vriste me armë një person për motive të dobëta.

Me rastin për detaje të mëtejshme do të merret Prokuroria Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas në kërkim kombëtar. 

I dënuar me 6 vjet burgim, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, në vitin 2015, pas një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e DVP Durrës kanë kapur në zonën e quajtur “Nishtulla” dhe kanë vënë në pranga shtetasin:

Marlen Sallahu, 50 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim sepse në vitin 2015, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres arrestim

Sondazh

Poll