Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO pranon kërkesën e Vangjush Dakos për gjykim të shkurtuar

Dako dhe tre të bashkëpandehurit e tjerë përfitojnë nga ulja e dënimit me 1/3.

19 Korrik 2024, 14:50 Nga S.B
Akuzohet për shpërdorim detyre, GJKKO pranon kërkesën e
Vangjush Dako

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar. Dako dhe tre të bashkëpandehurit e tjerë përfitojnë nga ulja e dënimit me 1/3.

Bashkë me Dakon kërkesa për gjykim të shkurtuar u miratua edhe për Fiqiri Farrukun, Fatmir Ejupin e Adrian Bulkun. Ndërkohë për pjesën tjetër, do vijojë procesi me gjykim të zakonshëm.

Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.

 

vangjus dako shperdorim detyre

Sondazh

Poll