Aktualitet

Qëndronte në Shëngjin me dokumenta false, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia për trafikim kokaine

Për pasojë u sekuestruan dokumentet false si dhe po punohet për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj.

19 Korrik 2024, 13:44 Nga S.B
Qëndronte në Shëngjin me dokumenta false, arrestohet
foto ilustruese

SHËNGJIN- Arrestohet një 39-vjeçar i cili qëndronte në Shëngjin me dokumenta ukrainase false. Mësohet se 39-vjeçari S.B ishte shpallur në kërkim në Itali për trafikimin e 110 kg kokainë nga Belgjika në Itali.

Për pasojë u sekuestruan dokumentet false si dhe po punohet për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 13”.

Qëndronte në Shëngjin, me dokumente ukrainase false, ndërkohë që kërkohej nga Italia, si bashkëpunëtor për trafikimin e 110 kilogramëve kokainë, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohen dokumentet false.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 13”, kapi dhe vuri në pranga shtetasin S. B., 39 vjeç.

Autoritetet gjyqësore në Itali i kanë caktuar 39-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, pasi dyshohet së në bashkëpunim me të tjerë, ka trafikuar nga Belgjika, në Itali, 110 kg lëndë narkotike kokainë.

Në momentin e arrestimit, në Shëngjin, shtetasi S. B. kishte me vete dokumente ukrainase, të dyshuara të falsifikuara, të cilat ia sekuestroi Policia.

Vijon bashkëpunimi me homologët, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

itali shengjin kokaine

Sondazh

Poll