Aktualitet

EMRI/ Iu gjetën doza kanabisi dhe kërpudhash magjike, arrestohet 32-vjeçari amerikan në Tiranë

Lënda narkotike u sekuestrua, dhe me rastin do të merret Prokuroria Tiranë.

19 Korrik 2024, 12:28 Nga S.B
EMRI/ Iu gjetën doza kanabisi dhe kërpudhash magjike, arrestohet
lënda narkotike e sekuestruar

TIRANË- Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar amerikan në Tiranë. Mësohet se 32-vjeçarit Ashique Uahid, gjatë një kontrolli fizik dhe në shtëpinë e tij, iu gjetën doza kanabisi dhe psilocybin ose siç njihen ndryshe kërpudhat magjike.

Lënda narkotike u sekuestrua, dhe me rastin do të merret Prokuroria Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Shrooms”.

Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe psilocybin (kërpudha magjike).  Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Shrooms”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi amerikan A. U., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në parkun e liqenit artificial të Tiranës, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe psilocybin (kërpudha magjike).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tirane kerpudha magjike

Sondazh

Poll