Aktualitet

Kolapsi në sistemin e IT-së/ Wizz Air paralajmëron pasagjerët: Shkoni në aeroport tre orë para fluturimit

Njoftohet se disa nga shërbimet janë aktualisht të padisponueshme si faqja e webit, sistemi i rezervimit online apo edhe aplikacioni celular.  

19 Korrik 2024, 11:47 Nga S.B
Kolapsi në sistemin e IT-së/ Wizz Air paralajmëron
foto ilustruese

TIRANË- Kompania ajrore Wizz Air, ka dalë me një njoftim lidhur me ndërprerjen e sistemeve globale të IT-së në mbarë botën. Në njoftim kompania paralajmëron pasagjerët të arrijnë tre orë para fluturimit në aeroport.

Njoftohet se disa nga shërbimet janë aktualisht të padisponueshme si faqja e webit, sistemi i rezervimit online apo edhe aplikacioni celular.  

Njoftimi i plotë:

WIZZ AIR U KËRKON KLIENTËVE TË ARRINË NË AEROPORT TË PAKTËN 3 ORË PARA FLUTURIMIT TË TYRE SOT

Anullime ose Vonesa të mundshme priten për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të sistemeve globale të IT-së të palëve të treta

Si të gjitha linjat ajrore sot, edhe Wizz Air po përballet me sfida të jashtëzakonshme teknike për shkak të ndërprerjes së sistemeve globale të IT-së të palëve të treta. Klientët e Wizz Air mund të përballen me mosfunksionim të të gjithë rrjetit si me faqen e internetit, ashtu  edhe me shërbimet e aplikacionit celular që janë përkohësisht të padisponueshme.

Shërbimet e mëposhtme online aktualisht nuk janë të disponueshme:

·       Faqja e internetit së Wizz Air dhe aplikacioni celular;

·       Sistemi i rezervimit;

·       Sistemi i regjistrimit online dhe shfaqja e kartës së imbarkimit;

·       Qendrat e Kontaktit – rezervime të reja dhe ndryshime në ato ekzistuese;

Gjatë kësaj ndërprerje, check-in falas në aeroport është i disponueshëm. Prandaj, këshillojmë pasagjerët të arrijnë në aeroport të paktën 3 orë para kohës së planifikuar të nisjes për të pasur kohë të mjaftueshme për check in, kontrollin e sigurisë dhe procedurat specifike të shëndetit dhe sigurisë në aeroport.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj, ndërsa merremi me efektet e ndërprerjes së sistemeve globale të IT-së. Ekipi i Wizz Air po bën gjithçka të mundshme për të minimizuar anullimet/vonesat për klientët tanë.

wizz air kolapsi i it aeroport

Sondazh

Poll