Aktualitet

Terrorizoi banorët duke qëlluar me automatik i ngujuar në shtëpi, gjykata e Korçës liron nga qelia 71-vjeçarin

Dy ditë më parë i moshuari ka qëlluar në ajër nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë për rreth dy orë duke kërcënuar se do hapte sërish zjarr. Kanë qenë njësitë speciale RENEA që negociuan me 71-vjeçarin për t’u dorëzuar.

19 Korrik 2024, 10:48 Nga M.B

 

Terrorizoi banorët duke qëlluar me automatik i ngujuar në
Edmond Naska

KORÇA- Gjykata e Korçës ka vendosur masën "arrest me shtëpi" për 71-vjeçarin Edmond Naska i cili dy ditë më parë terrorizoi banorët e lagjes 16 të Korçës, duke qëlluar disa herë me automatik dhe më pas duke u ngujua në banesë. Mësohet se mosha dhe fakti që i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor kanë qenë ato që kanë bërë që prokuroria të kërkoje masën e arrestit në shtëpi.

Dy ditë më parë i moshuari ka qëlluar në ajër nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë për rreth dy orë duke kërcënuar se do hapte sërish zjarr. Kanë qenë njësitë speciale RENEA që negociuan me 71-vjeçarin për t’u dorëzuar.

korca

Sondazh

Poll