19 Korrik 2024, 10:12
Nga M.B
Foto ilustruese
VLORA- Dy makina luksoze të llojit 'G-Class' të vjedhura në Itali, që më pas do të shiteshin në Shqipëri, janë sekuestruar nga policia e Vlorës. Mësohet se vlera e makinave tip “Mercedes Benz”, të dyshuara të vjedhura, ishte rreth 280 000 euro. Lidhur me rastin, policia ka vënë në hetim penal një 33-vjeçar, banues në Lezhë dhe një 32-vjeçar, banues në Luz i Vogël, Kavajë.
Njoftimi:
DVP Vlorë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Luxury cars”.
Trafikonin në Shqipëri, automjete të vjedhura në Itali, dhe i pajisnin me dokumente false, me qëllim shitjen, procedohen penalisht 2 shtetas.
Sekuestrohen 2 automjete të vjedhura, me vlerë rreth 280 000 euro.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për disa shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Luxury cars”.
Në kuadër të operacionit, nisi procedimi penal për shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë dhe F. D. alias B. T., 32 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura në shtete të ndryshme, kryesisht në Itali, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete tip “Mercedes Benz”, të dyshuara të vjedhura, me vlerë rreth 280 000 euro.
Në drejtimin e Prokurorisë Vlorë vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të automjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Aktualitet
19 Korrik 2024, 10:32
S.B
pamje nga ngjarja
DIBËR- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me një postim në rrjetet sociale lidhur me zjarret në vend, trego...
Aktualitet
19 Korrik 2024, 10:12
M.B
Leonard Luzi
TIRANA- Një ditë pas lajmit se Leonard Luzi, organizatori i atentatit të dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Erv...
Aktualitet
19 Korrik 2024, 10:20
S.B
pamje nga ngjarja
ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Lentate sul Seveso të Italisë. Mësohet se ...
Aktualitet
19 Korrik 2024, 10:02
S.B
pamje nga ngjarja
KRUJË- Arrestohet në Thumanë një 42-vjeçar. Mësohet se A.M 42 vjeç kishte përshtatur nj&...
Aktualitet
19 Korrik 2024, 09:37
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i plagosur një 70-vje&...
Aktualitet
19 Korrik 2024, 09:13
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Dy persona janë arrestuar në Shkodër. Konkretisht bëhet fjalë për një 61-vjeçar i c...
Aktualitet
19 Korrik 2024, 08:58
M.B
Foto ilustruese
KOMAN- Ditën e sotme rreth orës 08:40, është gjetur i pajetë në liqenin e Komanit. Viktima dyshohet të j...
Aktualitet
19 Korrik 2024, 07:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paq&eum...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 22:53
I.A
Aksidenti
LEZHË- Një aksident i frikshëm ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëz...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 21:56
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për hetimet që po zhvillon SPAK për aferën e inceneratorit të Tiran...