Aktualitet

VIDEO/ Efektivët e Forcave të Armatosura prej disa ditësh në betejë me flakët, përballen me sfidat e terrenit të vështirë

Efektivët e Batalionit III të Burrelit, të përfshirë në operacionet aktuale, po përballen me sfidat e terrenit të vështirë dhe intensitetin e lartë të punës për të shuar zjarrin.

19 Korrik 2024, 10:32 Nga S.B
VIDEO/ Efektivët e Forcave të Armatosura prej disa ditësh në
pamje nga ngjarja

DIBËR- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me një postim në rrjetet sociale lidhur me zjarret në vend, tregon se situata më kritike është raportuar në qarkun e Dibrës, në vende si Balgjaj, Klos, Madhesh në Ulëz, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe bimore.

Efektivët e Batalionit III të Burrelit, të përfshirë në operacionet aktuale, po përballen me sfidat e terrenit të vështirë dhe intensitetin e lartë të punës për të shuar zjarrin. Gjithashtu në postim thuhet se kujdesi ndaj zjarreve është përparësi e përbashkët.

Peleshi i bën thirje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të shmangin çdo pakujdesi që mund të sjellë rrezik për veten dhe të tjerët dhe të reagojnë menjëherë, duke kontaktuar strukturat zjarrfikëse, për të parandaluar kështu pasojat.

niko peleshi zjarre

Sondazh

Poll