Aktualitet

Kultivoi kanabis në afërsi të shtëpisë së tij, arrestohet 42-vjeçari në Krujë

Në zonë u gjetën 248 bimë kanabis ku një pjesë u sekuestrua e pjesa tjetër u asgjësua.

19 Korrik 2024, 10:02 Nga S.B
Kultivoi kanabis në afërsi të shtëpisë së tij,
pamje nga ngjarja

KRUJË- Arrestohet në Thumanë një 42-vjeçar. Mësohet se A.M 42 vjeç kishte përshtatur një ambient në shtëpinë e tij, për kultivimin e kanabisit.

Në zonë u gjetën 248 bimë kanabis ku një pjesë u sekuestrua e pjesa tjetër u asgjësua.

Njoftimi i Policisë:

Krujë

Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka finalizuar operacionin policor të koduar "Plant 5". 

 Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Thumanë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve në afërsi të banesës së 42-vjeçarit, është konstatuar një ambient i përshtatur për kultivim, ku u gjetën 248 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

kruje kanabis

Sondazh

Poll