Aktualitet

Plagosja e djeshme në Durrës, shkak një borxh mes autorit dhe djalit të të dëmtuarit? Ja dinamika e ngjarjes

Gjithashtu bëhet me dije se 70-vjeçari ka marrë dy plagë nga plumbat dhe ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdes intensiv mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

19 Korrik 2024, 09:37 Nga M.B
Plagosja e djeshme në Durrës, shkak një borxh mes autorit dhe
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i plagosur një 70-vjeçar, bëhet me dije se si motiv mund të një borxh mes autorit dhe djalit të të dëmtuarit. Mësohet se 31-vjeçari që kishte një marrëdhënie pune me djalin e të plagosurit pretendon se i ka një shumë parash të palikujduar.

Pasi nuk ka arritur të zgjidhë problemin e pagesës me djalin e 70-vjeçarit, pasditen e së enjtes, Adil Hizdari ka shkuar të takonte Fadil Hundën. Ky i fundit nuk e ka pritur mirë dhe ka refuzuar t’i jepte paratë që pretendonte 31-vjeçari.

Gjithashtu bëhet me dije se 70-vjeçari ka marrë dy plagë nga plumbat dhe ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdes intensiv mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

plagosja ne durres

Sondazh

Poll