Aktualitet

Aksident i shumëfishtë në aksin Lezhë-Laç, 2 makina dëmtojnë 8 të tjera të parkuara

Nga përplasja e madhe njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve.

18 Korrik 2024, 22:53 Nga I.A
Aksident i shumëfishtë në aksin Lezhë-Laç, 2 makina
Aksidenti

LEZHË- Një aksident i frikshëm ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja e madhe njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve. Nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. 

aksident ne aksin lezhe-lac

Sondazh

Poll