Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Durrës/ Policia: I plagosur një 70-vjeçar, sekuestrohet pistoleta

Bëhet me dije se 31-vjeçari me iniciale A.H ka plagosur me armë zjarri pistoletë një 70-vjeçar me iniciale F.H. 

18 Korrik 2024, 20:32 Nga E. D
Të shtëna me armë zjarri në Durrës/ Policia: I plagosur
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte pranë një lokali në lagjen 17 në Durrës rreth orës 19:30. Bëhet me dije se 31-vjeçari me iniciale A.H ka plagosur me armë zjarri pistoletë një 70-vjeçar me iniciale F.H. Gjithashtu policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ndërsa i moshuari është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që autori është vënë në pranga nga forcat e Operacionales dhe Shqiponjave, pavarësisht tentativave për tu arratisur. Përmes komunikatës policia sqaron se është shoqëruar dhe një person tjetër, konkretisht një 56-vjeçar me iniciale A.T që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në  momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

te shtena me arme zjarri ne durres

Sondazh

Poll