Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas 73-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, i moshuari përfundon në spital

Pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe një ambulancë e cila e ka transportuar 73-vjeçarin në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore dhe sipas burimeve të informacionit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

18 Korrik 2024, 18:47 Nga E. D
Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas 73-vjeçarin
pamje nga aksidenti

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shën Pjeter të Fierit. Bëhet me dije se një banor i fshatit i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë, është goditur nga një automjet dhe si pasojë e përplasjes 73-vjeçari ka përfunduar në asfaltin e rrugës.

Pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe një ambulancë e cila e ka transportuar 73-vjeçarin në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore dhe sipas burimeve të informacionit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.

aksident ne fier

Sondazh

Poll