Aktualitet

Vatrat e zjarrit ende aktive në Parkun Kombëtar të Lurës/ Flakët marrin përmasa të mëdha, priten forca ushtarake për ndihmë

Gjithashtu nëse flakët nuk do të shuhet do të rrezikohen disa banesa dhe Bujtina në zonë pasi zjarri po i afrohet edhe më shumë fshatit. 

18 Korrik 2024, 18:10 Nga E. D

 

Vatrat e zjarrit ende aktive në Parkun Kombëtar të Lurës/
pamje nga vendngjarja

 

LURË- Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar Lurë Mali i Dejës vijojnë të jenë ende aktive. Si pasojë  e erërave të forta zjarri është përhapur në përmasa të mëdha. Gjithashtu nëse flakët nuk do të shuhet do të rrezikohen disa banesa dhe Bujtina në zonë pasi zjarri po i afrohet edhe më shumë fshatit. 

Për momentin  punonjësit e  Bashkisë, Zjarrfikëses dhe banorët e zonës janë larguar nga frika e vetëtimave, por nuk ka prani të reshjeve të shiut. Për shkak të përmasave të mëdha që ka zjarri në këto momente,  pritet që vijnë në ndihmë edhe disa forca Ushtarake nga Shkodra.

parkun kombëtar lurë mali i dejës

Sondazh

Poll