Aktualitet

EMRI/ Dyshohet se ka vrarë një 19-vjeçar brenda në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Londër

Kevin Peraj 23-vjeç u arrestua të martën, më 16 korrik, si i dyshuar për vrasje, teksa u akuzua të mërkurën, më 17 korrik.

18 Korrik 2024, 17:51 Nga E. D
EMRI/ Dyshohet se ka vrarë një 19-vjeçar brenda në
fotot ilustruese

ANGLI- Një shqiptar ka rënë në pranagt e policisë angleze me akuzën për vrasje. Kevin Peraj 23-vjeç u arrestua të martën, më 16 korrik, si i dyshuar për vrasje, teksa u akuzua të mërkurën, më 17 korrik. Bëhet me dije se lajmin e ka konfirmuar Policia Metropolitane, me Perajn që akuzohet se kishte qëlluar me armë dy persona që ndodheshin brenda në makinë në Stroud Green Road.

Nga ky atentat, mbeti i vdekur 19-vjeçari Ahmed Habib, ndërsa personi tjetër mbeti i lënduar, jashtë rrezikut për jetën. Peraj do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Uxbridge të enjten, 18 korrik dhe më pas do të paraqitet në Old Bailey të hënën, 22 korrik.

kevin peraj

Sondazh

Poll