Aktualitet

Po lundronte me jet ski me vëllanë në Himarë, humb kontrollin e mjetit dhe rrëzohet në det, përfundon në spital 33-vjeçari

Sipas policisë, 33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.

18 Korrik 2024, 16:40 Nga E. D
Po lundronte me jet ski me vëllanë në Himarë, humb
fotot ilustruese

HIMARË- Një 33- vjeçar, ka humbur kontrollin e një mjeti lundrues Jet Ski ki si pasojë ka mbetur i plagosur. Gjithashtu 33-vjeçari me iniciale S.T ishte së bashku me vëllain e tij duke lundruar me mjetin lundrues Jet Ski të marrë me qira.  Sipas policisë, 33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/ Sot, në Dhërmi, shtetasi S. T., 33 vjeç, duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një mjet lundrues Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.

33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës. Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

himare jet ski

Sondazh

Poll