Aktualitet

Kanosi me sëpatë bashkëshorten e tij, arrestohet 61-vjeçari në Memaliaj

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur me mjet prerës, nga bashkëshorti i saj, Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e tij. 

18 Korrik 2024, 15:19 Nga E. D
Kanosi me sëpatë bashkëshorten e tij, arrestohet
foto ilustruese

MEMALIAJ- Një 61-vjeçar është arrestuar në Memaliaj  pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë bashkëshorten e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur me mjet prerës, nga bashkëshorti i saj, Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e tij. 

Njoftimi i Policisë:

Memaliaj/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në një familje. Kanosi me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (sëpatë).

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur për jetën, me mjet prerës, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e shtetasit përgjegjës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. B., 61 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 

kans mjet preres

Sondazh

Poll