18 Korrik 2024, 15:04
Nga r.ll
alda nikolli, nuredin dumani
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka pezulluar nga puna dy punonjës si dhe iu ka shkëputur linjën e internetit të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Amarildo Nikollit.
Ky vendim u mor pasi Alda Nikolli denoncoi dhe pranoi se fliste 24 orë me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. Në një intervistë për Top Channel Alda tregoi se me të penduarin e drejtësisë kishte krijuar një marrëdhënie prej 2 muajsh, krisja e të cilës pasoi me kërcënime.
“Nuredin Dumanin e kam njohur nëpërmjet kunatit tim Amarildo Xhanejt, që ndodhet në burgun 313. Mendova që donte të njiheshim, por paska pasur qëllim të na përdorë si mua dhe motrën time Xhovanën. Unë nuk e dija që Nuredini kishte të dashur jashtë, Mirjetën, e cila më kërcënoi, më tha më fakto që flet me Nuredinin. Kur ja faltova me një voice. 5 minuta më vonë Nuredini më mori në telefon dhe më kërcënoi. Më pas bllokoi adresat, më la të qetë dy ditë e pastaj veproi”, tregon ajo.
Alda tregoi se Nuredin Dumani pasi dështoi nga tentativa për të dëmtuar statusin e të penduarit të drejtësisë të Amarildo (Xhanej) Nikollit nga të dhënat që merrte nga kunata e tij pasi kjo e fundit iu drejtua SPAK duke treguar komunikimet me të, ai veproi hapur në burg. Sipas saj, Nuredin Dumani nuk e pengojnë muret e qelisë për të vijuar aktivitetin kriminal.
“Më ka kërcënuar me Amarildon, e ka rrahur dy herë në burg brenda 1 jave e gjysmë...Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, tha ajo.
Alda Nikolli tha se për të gjitha këto ajo i është drejtuar policisë dhe SPAK, por shprehet se është lënë e braktisur.
“Kam shkuar në SPAK dhe në Policinë e Elbasanit, nuk ka shans të bëj një denoncim ndaj Nuredin Dumanit. Në SPAK më thanë ka dashur të të trembë jo të të vrasë, se di mbase këtë radhë edhe e arrin”, tha ajo.
alda nikolli nuredin dumani
Aktualitet
18 Korrik 2024, 14:52
r.ll
vendngjarja
VLORË- Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në Nartë, ku si pasojë e një zjarri u dogjën tre ...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 14:58
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohen dy persona në Durrës. Mësohet se 29-vjeçari A.S dhe vëllai i tij 25-vjeçari ...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 14:19
S.B
foto ilustruese
SHKODËR- Arrestohet një person dhe procedohen tre të tjerë në Fushë Arrëz. Mësohet se një...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 14:08
S.B
foto ilustruese
GJIPE- Procedohen penalisht dy persona në Gjipe. Mësohet se Ll.Sh dhe A.Z kishin ndërtuar pa leje dy beach bare, si dhe...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 13:28
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Një ngjarje që mund të rezultonte me pasoja tragjike ka tronditur ditën e djeshme Shkodrën. Një...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 13:32
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohet një 33-vjeçar në Elbasan. Mësohet se 33-vjeçari K.M kishte tërhequr 1,500,000 le...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 13:18
N.F
Droga
GREQI- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi u ka me drogë. Më...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 13:23
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë. Mësohet se automjeti tip Benz &e...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 13:02
N.F
Policia
SHKODËR- Nga kontrollet ajrore të kryera në Shkodër është arritur të zbulohen disa parcela me drogë. Më...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:57
S.B
foto ilustruese
VLORË- Humb jetën turisti ukrainas në Sazan. Mësohet se turisti 40-vjeçar P.I ka pësuar arrest kardiak...