Aktualitet

Përplasi për vdekje të moshuarin në Durrës, arrestohet autori dhe vëllai i tij

Ndaj dy autorëve rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

18 Korrik 2024, 14:58 Nga S.B
Përplasi për vdekje të moshuarin në Durrës, arrestohet
foto ilustruese

DURRËS- Arrestohen dy persona në Durrës. Mësohet se 29-vjeçari A.S dhe vëllai i tij 25-vjeçari M.P, kanë qenë autorët e aksidentit të ndodhur në Durrës më 15 qershor ku për pasojë humbi jetën 77-vjeçari Z.K.

Ndaj dy autorëve rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës

Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar që dyshohet se aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas dhe u largua nga vendi i aksidentit.      

Vihet në pranga edhe vëllai i tij, në bazë të dyshimeve për rrethanat e këtij aksidenti.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 11:00 të datës 15.06.2024, në lagjen nr.13, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi Z. K., 77 vjeç, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore: 

 -ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;

-ndaluan me iniciativë vëllanë e 29-vjeçarit, shtetasin M. P., 25 vjeç, pas deklarimit të shtetasit  A. S. se në momentin e aksidentit, automjeti drejtohej nga shtetasi M. P.

Vijojnë veprimet hetimore për të individualizuar përgjegjësinë penale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

durrës aksident

Sondazh

Poll