Aktualitet

Kultivoi 4520 bimë kanabis në fshatin Iballë, arrestohet autori, procedohen edhe tre zyrtarë

Gjithashtu janë proceduar edhe kryetari i njësisë administrative Iballë së bashku me specialistin e pyjeve dhe kryetarin e fshatit.

18 Korrik 2024, 14:19 Nga S.B
Kultivoi 4520 bimë kanabis në fshatin Iballë, arrestohet autori,
foto ilustruese

SHKODËR- Arrestohet një person dhe procedohen tre të tjerë në Fushë Arrëz. Mësohet se një 25-vjeçar kishte kultivuar 4520 bimë kanabis në fshatin Iballë, për pasojë u bë e mundur arrestimi i tij si dhe asgjësimi i bimëve.

Gjithashtu janë proceduar edhe kryetari i njësisë administrative Iballë së bashku me specialistin e pyjeve dhe kryetarin e fshatit.

Njoftimi i Policisë:

Fushë Arrëz

Dyshohet se kultivoi 4520 bimë narkotike, në fshatin Iballë, vihet në pranga 25-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, ndaluan shtetasin:

Gj., 25 vjeç, banues në fshatin Shopel, Fushë Arrëz.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar 4520 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 26.06.2024.

Gjithashtu, për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: A. Z., kryetar i njësisë administrative Iballë, I. B., specialist i pyjeve dhe D. P., kryetar i fshatit Iballë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

kanabis shkoder

Sondazh

Poll