18 Korrik 2024, 14:08
Nga S.B
foto ilustruese
GJIPE- Procedohen penalisht dy persona në Gjipe. Mësohet se Ll.Sh dhe A.Z kishin ndërtuar pa leje dy beach bare, si dhe kishin zënë hapësirën publike duke vendosur çadra e shezlongë.
Për pasojë janë sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë. Gjithashtu, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ka vendosur masë administrative, si dhe masë plotësuese për kthim në gjendjen fillestare të hapësirës së zaptuar në mënyrë të paligjshme nga këta dy persona.
Njoftimi i Policisë:
Në kuadër të planit operacional policor të koduar “Plazh i lirë”, Policia kreu kontrolle në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe. Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Gjipe.
Procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, 2 struktura druri (beach-bar) dhe zunë hapësirën publike në këtë zonë të mbrojtur, duke vendosur çadra dhe shezlongë.
Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që ndërtojnë pa leje dhe vendosin çadra dhe shezlongë, Komisariati i Policisë Himarë dhe Stacioni i Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Ll. Sh. dhe A. Z., të dy banues në Dhërmi.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në Gjipe. Gjithashtu, nga ana e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, për këtë rast, është vendosur masë administrative, si dhe masë plotësuese për kthim në gjendjen fillestare të hapësirës së zaptuar në mënyrë të paligjshme nga këta dy shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.
gjipe beach bar procedim penal
Aktualitet
18 Korrik 2024, 13:28
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Një ngjarje që mund të rezultonte me pasoja tragjike ka tronditur ditën e djeshme Shkodrën. Një...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 13:32
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohet një 33-vjeçar në Elbasan. Mësohet se 33-vjeçari K.M kishte tërhequr 1,500,000 le...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 13:18
N.F
Droga
GREQI- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi u ka me drogë. Më...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 13:23
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë. Mësohet se automjeti tip Benz &e...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 13:02
N.F
Policia
SHKODËR- Nga kontrollet ajrore të kryera në Shkodër është arritur të zbulohen disa parcela me drogë. Më...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:57
S.B
foto ilustruese
VLORË- Humb jetën turisti ukrainas në Sazan. Mësohet se turisti 40-vjeçar P.I ka pësuar arrest kardiak...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:47
I.A
Plazhi
VLORË- Një video e publikuar nga faqja satirike "Disidentët" tregon më së miri realitetin e turizmit bregdetar në vend...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:52
S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohet 65-vjeçari S.H në Fier pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Për pasojë 65-v...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:51
r.ll
arrestimi
TIRANË- Është publikuar fotoja e Leonard Luzit i cili u arrestua sot në Spanjë, pasi akuzohet nga GJKKO se kishte organ...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 12:39
N.F
Protesta
TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë një...