Aktualitet

Aksident në Korçë/ Benzi përplaset me motorin, përfundon në spital drejtuesi i motomjetit

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar në këmbë drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

18 Korrik 2024, 13:23 Nga S.B
Aksident në Korçë/ Benzi përplaset me motorin,
foto ilustruese

KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë. Mësohet se automjeti tip Benz është përplasur me një motomjet.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar në këmbë drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në lagjen nr. 18 Korçë, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasen O. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin T. B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar në këmbë drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanave  dhe shkakut të aksidentit.

aksident korce

Sondazh

Poll