Aktualitet

Kontrolle nga ajri për drogë/ Zbulohen rreth 30 mijë bimë kanabis në Shkodër, arrestohet një person

Mësohet se nga ky operacion janë asgjësuar rreth 30 mijë bimë kanabis të cilat ishin të kultivuara në Shosh, Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë. 

18 Korrik 2024, 13:02 Nga N.F
Kontrolle nga ajri për drogë/ Zbulohen rreth 30 mijë bimë
Policia

SHKODËR- Nga kontrollet ajrore të kryera në Shkodër është arritur të zbulohen disa parcela me drogë. Mësohet se nga ky operacion janë asgjësuar rreth 30 mijë bimë kanabis të cilat ishin të kultivuara në Shosh, Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë. 

Gjithahstu policia bën me dije se në pranga është vënë një person pasi ai kishte mbjellë në Fushë Arrës 70 bimë kanabisi. 

Njoftimi i policisë:

Në bazë të koordinatave të siguruara paraprakisht, nga monitorimet me dron, të kryera nga shërbimet e DVP Shkodër dhe komisariateve në varësi të saj, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, u kryen një sërë kontrollesh nga ajri, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, me objektiv goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve:

u gjetën në territoret e njësive administrative Shosh, Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë, dhe asgjësuan 29 825 bimë kanabisi; në Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 70 bimë kanabisi. Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi P. A., 56  vjeç, banues në fshatin Kokëdodë, Fushë Arrëz.

Megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e kultivimit të bimëve narkotike.

droge shkoder arrestim

Sondazh

Poll