Aktualitet

FOTOLAJM/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, protestojnë me çadra dhe mbathje në duar, çfarë nuk u pa nga tubimi një orësh para bashkisë

Qytetarët janë mbledhur para godinës duke sfiduar edhe temperaturat e larta ndërsa policia ka krijuar një korodon rreth saj. Në ndryshim nga protestat e tjera nuk ka patur tensione dhe as ndezje gomash ose hedhje flakadanësh në drejtim të godinës. Por çfarë nuk u pa në këtë protestë? 

18 Korrik 2024, 12:39 Nga N.F
FOTOLAJM/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, protestojnë me
Protesta

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë një një orë tubim qytetarët u mblodhën para godinës së bashkisë ndërsa mbajtën fjalimet e tyre. Ashtu siç edhe në 15 protestat e tjera qytetarët kishin qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D".

Qytetarët janë mbledhur para godinës duke sfiduar edhe temperaturat e larta ndërsa policia ka krijuar një korodon rreth saj. Në ndryshim nga protestat e tjera nuk ka patur tensione dhe as ndezje gomash ose hedhje flakadanësh në drejtim të godinës. Por çfarë nuk u pa në këtë protestë? 

Duke qenë se temperaturat prej ditësh janë shumë të larta protestuesit kanë mbajtur në duar çadra të bardh ndërsa në to isht e stampuar edhe shkrimi "Free Berisha". Nje tjetër detaj është vënë re ndërsa një protestues mban në duar në palë mbatje të kuqe ndërsa pozon para kameras. 

protesta para bashk

Sondazh

Poll