Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, policia: Tentoi të godasë me thikë një person

Po ashtu është proceduar penalisht edhe 22-vjeçari pasi ka goditur me grushte të riun që u arrestua.

18 Korrik 2024, 12:16 Nga r.ll
Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë dhe vihet në pranga
foto ilustruese

VELIPOJË- Një ngjarje kriminale është parandaluar në Velipojë, ku në pranga u vu një 19 vjeçar. Sipas informacioneve policore, i riu tentoi të godasë me thikë një 22-vjeçar, pas një konflikti mes tyre.

Po ashtu është proceduar penalisht edhe 22-vjeçari pasi ka goditur me grushte të riun që u arrestua.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Velipojë/Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa të rinjve, që mund të sillte pasoja për jetën.

Goditi me grushte një shtetas 22 vjeç, kapet nga Policia, sapo nxorri mjetin prerës (thikë) për ta përdorur në konflikt, dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Procedohet penalisht 22-vjeçari, pasi ka goditur me grushte, 19-vjeçarin. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Mesditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa të rinjve, për motive të dobëta, në vendparkimin e automjeteve, në një subjekt në qendër të Velipojës, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë shkuar në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimin e këtij konflikti dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët.

Si rezultat, u kap sapo kishte nxjerrë nga automjeti, mjetin prerës (thikë), për ta përdorur në konflikt, dhe u arrestua shtetasi K. S., 19 vjeç.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin K. T., 22 vjeç, pasi gjatë konfliktit, ka goditur me grushte të arrestuarin.

velipoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Korrik 2024, 11:19 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Foto ilustruese TIRANË- Ka nisur protesta e 16 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën e ka...