Aktualitet

Përfundon pas një ore protesta para bashkisë së Tiranës

Në ndryshim nga protestat e tjera nuk ka patur tensione dhe as ndezje gomash ose hedhje flakadanësh në drejtim të godinës.

18 Korrik 2024, 12:02 Nga N.F
Përfundon pas një ore protesta para bashkisë së Tiranës
Protesta

TIRANË- Pas një orë tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së Tiranës. Qytetarët u mblodhën para godinës së bashkisë rreth orës 11:00 ndërsa mbajtën fjalimet e tyre.

Ashtu siç edhe në 15 protestat e tjera qytetarët kishin qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D". Qytetarët janë mbledhur para godinës ndërsa policia ka krijuar një korodon rreth saj. Në ndryshim nga protestat e tjera nuk ka patur tensione dhe as ndezje gomash ose hedhje flakadanësh në drejtim të godinës. Gjithashtu gjatë këtij tubimi u bë i ditur se protestat do të vijojnë.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Korrik 2024, 11:19 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Foto ilustruese TIRANË- Ka nisur protesta e 16 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën e ka...