Aktualitet

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të dilte nga Shqipëria, arrestohet 45-vjeçari në Qafë Thanë

Gjithashtu në Elbasan janë prodecuar dy persona për posedim lëndësh narkotike si dhe për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

18 Korrik 2024, 11:39 Nga S.B
Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të dilte nga Shqipëria,
foto ilustruese

ELBASAN- Arrestohet në pikën kufitare të Qafë Thanës 45-vjeçari nga Prrenjasi. Mësohet se 45-vjeçari P.S kishte thyer arrestin shtëpiak duke u larguar nga banesa, ku u kap më pas teksa tentonte të dilte nga Shqipëria.

Gjithashtu në Elbasan janë prodecuar dy persona për posedim lëndësh narkotike si dhe për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policise Elbasan

Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi shtetasin P. S., 45 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.   

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. 

Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 51 vjeç, me detyrë teknik kabllori në një firmë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi gjatë punës është dëmtuar lehtë punonjësi i firmës, shtetasi M. D., 38 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan qafe thane

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Korrik 2024, 11:19 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Foto ilustruese TIRANË- Ka nisur protesta e 16 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën e ka...