Aktualitet

I vendosur në regjimin "41 Bis", GJKKO rrëzon kërkesën e Nikollin Topallit për daljen nga izolimi

Nikolin Topalli, i dënuar me burg përjetë për vrasje u izolua në regjimin e posaçëm “41 bis” më 9 maj të këtij viti.

18 Korrik 2024, 11:39 Nga r.ll
I vendosur në regjimin "41 Bis", GJKKO rrëzon
foto ilustruese

TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Nikollin Topallit për daljen nga regjimi "41bis". Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Çela. 

Nikolin Topalli, i dënuar me burg përjetë për vrasje u izolua në regjimin e posaçëm “41 bis” më 9 maj të këtij viti. Ai është dënuar për vrasje me dashje ne rrethana cilësuese ndaj një personi në vitin 2001 si dhe plagosjen e një tjetri, ndërsa mbahej, para izolimit në burgun e Burrelit.

Topalli u shpall fajtor për vrasjen e Gjok Ndoc Ndreka, 37 vjeç, banues në fshatin Gramsh, ngjarje e ndodhur në vitin 2001 për motive pronësie, ku mbeti i plagosur dhe vëllai i viktimës.

VENDIMI

Kërkuesi Nikolin Topalli më datë 16.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Anullimin e urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 284 datë 09.05.2024, “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Nikolin Topalli”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112 dhe 471 e vijues të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 17 të Ligjit nr. 81/2020, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 295, datë 18.07.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Nikolin Topalli.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 18.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

nikolin topalli regjimi 41 bis

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Korrik 2024, 11:19 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Foto ilustruese TIRANË- Ka nisur protesta e 16 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën e ka...