Aktualitet

Dhunuan fizikisht bashkëshortet dhe fëmijët e tyre të mitur, arrestohen dy autorët në Elbasan

Gjithashtu 33-vjeçari A.E në gjendje të dehur ka dhunuar fizikisht gruan dhe dy fëmijët e tyre të mitur.

18 Korrik 2024, 11:33 Nga S.B
Dhunuan fizikisht bashkëshortet dhe fëmijët e tyre të mitur,
foto ilustruese

ELBASAN- Arrestohen në flagrancë dy persona në Elbasan dhe Peqin. Mësohet se 49-vjeçari B.M ka dhunuar fizikisht gruan dhe djalin e tyre të mitur.

Gjithashtu 33-vjeçari A.E në gjendje të dehur ka dhunuar fizikisht gruan dhe dy fëmijët e tyre të mitur. Me rastet do të merret Prokuroria Elbasan.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policise Elbasan

Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin B. M., 49 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre 15 vjeç.

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin A. E., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 fëmijëve të tyre të mitur.

elbasan dhune ne familje

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Korrik 2024, 11:19 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Foto ilustruese TIRANË- Ka nisur protesta e 16 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën e ka...