Aktualitet

"Daku" donte të eleminonte "Qorrin" dhe "Sakatin"/ Si dështoi atentati ndaj Ines Hajrullës në Vlorë dhe si nisi përplasja me Leonard Luzin?

Leonard Luzi (Zejno) i cili njihej me pseudonimin "Nard Çami" ose "Daku" kishte paguar Amarildo Nikollin (Xhanej), i cili kishte ardhur nga Itali në Vlorë për të vrarë Inez Hajrullën, i njohur me nofkën "Sakati" dhe mikun e tij Ervis Matodashaj, i thirrur si "Qorri". 

18 Korrik 2024, 11:23 Nga r.ll
"Daku" donte të eleminonte "Qorrin" dhe
ines hajrulla

TIRANË- Leonard Luzi, 47-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Spanjë dhe po punohet për ekstradimin e tij në vendin tonë.  GJKKO kishte caktuar ndaj Luzit, masën e sigurisë "arrest në burg" pasi akuzohet si organizator i dy vrasjeve në Vlorë, të cilat u parandaluan nga policia. 

Leonard Luzi (Zejno) i cili njihej me pseudonimin "Nard Çami" ose "Daku" kishte paguar Amarildo Nikollin (Xhanej), i cili kishte ardhur nga Itali në Vlorë për të vrarë Inez Hajrullën, i njohur me nofkën "Sakati" dhe mikun e tij Ervis Matodashaj, i thirrur si "Qorri". 

Nikolli nuk arriti dot ta realizonte misionin për të cilin ishte paguar, pasi u kap afër një pastiçerie që ndodhet afër komplesit "Oslo" në Vlorë, me pistoletën me plumbin në gojën e armës, gati për qitje. 35-vjeçari që me vete mbante edhe një çantë shpine, ku në brendësi iu gjetën një sasi municioni, kapuç dhe doreza, nga ku u zbulua se ai ishte aty për të vrarë Inez Hajrullan.

Pse donte "Daku" të eleminonte "Qorrin" dhe "Sakatin"? 

Në 22 shkurt të vitit 2013 u ekzekutua me armë zjarri Erigert Zejno. Një nga personat e dyshuar si autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj një nga shenjestrat e "Dakut", mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij, e ndërsa pak muaj më vonë hetimet u pezulluan totalisht për zbulimin e autorëve të këtij ekzekutimi.

Pas kësaj ngjarjeje, kushëriri i viktimës, Leonard Luzi (Zejno), është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e Ervis Matodashaj, si edhe të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.

Për këtë qëllim, Luzi, krijoi një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishin Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori, si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit. Ky i fundit është ende në kërkim nga autoritetet për atentatin ndaj Hajrullës, ndërsa të arrestuar janë Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi që u kap sot. 

ines hajrulla leonard luzi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Korrik 2024, 11:19 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Foto ilustruese TIRANË- Ka nisur protesta e 16 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën e ka...