Aktualitet

U dëmtua nga helika e motorit të ujit, përfundon në spital 28-vjeçari në Sarandë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Mësohet se skafin 28-vjeçari e kishte marrë me qira në plazhin e Lukovës.

18 Korrik 2024, 11:12 Nga S.B
U dëmtua nga helika e motorit të ujit, përfundon në spital
foto ilustruese

SARANDË- Një 28-vjeçar nga Tirana është palgosur nga helika e një motori uji në afërsi të Kepit të Qefalit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orën 14:23.

28-vjeçari A.T, u gjet i dëmtuar nga policia e Sarandës, dhe është imbarkuar ku më pas është transportuar drejt Spitalit të Sarandës. Bëhet me dije se i riu po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se skafin 28-vjeçari e kishte marrë me qira në plazhin e Lukovës.

sarande skaf lukove

Sondazh

Poll