Aktualitet

Shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli/ Identifikohet autori, rezulton me precedent të mëparshëm penal

Mësohet se Policia ka marrë të gjitha kamerat e sigurisë në zonën ku banonin dy motrat.

18 Korrik 2024, 11:02 Nga S.B
Shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli/ Identifikohet
foto ilustruese

ELBASAN- Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pesë ditë më parë në Elbasan ku u vendos tritol në derën e shtëpisë së dy motrave Xhovana dhe Alda Nikolli. Mësohet se Policia ka marrë të gjitha kamerat e sigurisë në zonën ku banonin dy motrat.

Nga kamerat e sigurisë rezulton se një person i cili është identifikuar, ka qenë duke lëvizur në zonë në orën kur ndodhi edhe shpërthimi me tritol. Autori i dyshuar rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për ngjarjen e fundit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

nuredin dumani xhovana nikolli alda nikolli

Sondazh

Poll