18 Korrik 2024, 10:57
Nga N.F
Foto ilustruese
MIRDITË- Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Mirditë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë teksa ujiste 520 bimë drogë.
Më tej policia bën me dije se 37-vjeçati me inicialet F. N. ishte i dënuar edhe më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu në lidhje me këtë operacion është proceduar edhe kryeplaku i fshatit Shërmi nën akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/ Kontrolle intensive dhe finalizim të operacioneve proaktive, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “DOUBLE”. Po ujiste 520 bimë narkotike, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 37-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara si rezultat i një hetimi proaktiv njëmujor, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “DOUBLE”.
Si rezultat i këtij operacioni, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: F.N, 37 vjeç, banues në fshatin Shëmri, njësia administrative Orosh, bashkia Mirditë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas dyshohet se në hapësirën e pyllit në afërsi të fshatit ku banonte, kishte kultivuar 520 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë operacionit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit, ky shtetas u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin S. Ll., me detyrë kryeplak i fshatit Shëmri, dhe për shtetasin Gj. Gj., me detyrë specialist i pyjeve, pasi dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale, në zonën që mbulojnë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
mirdite arrestim droge
Aktualitet
18 Korrik 2024, 10:44
N.F
Foto ilustruese
DIBËR- Që nga dita e djeshme zjarret në vendin e quajtur Maja e Bakullimes, pjesë e territorit të Parkut Komb...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 10:14
N.F
Burgu
GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar është kapur në flagrancë nga autoritetet greke duke gëlltitur 84 pako kokain&...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 10:14
r.ll
arrestimi
SPANJË- Autoritetet spanjolle ka vënë në pranga një 47-vjeçar shqiptar i cili ishte në kërkim ndë...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 10:03
r.ll
arrestimi
TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe s...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 09:49
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Një shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana është arrestuar në Spanjë. Mësoh...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 09:12
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Janë liruar nga qelia prindërit e 23-vjeçarit me aftësi të kufizuara, i cili humbi jetën në mak...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 08:01
N.F
Protesta
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës. Në lidhje me tubimin e sot&...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit t&eu...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 07:11
N.F
Sarande
SARANDË- Teksa retorika politike brenda vendit po kërkon “tradhtarët” që po nxijnë turizmin duket se operacion...
Aktualitet
18 Korrik 2024, 07:07
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Dita e sotme do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta. Moti fillimisht pri...