Aktualitet

U riaktivizuan dje/ Vatrat e zjarrit në Lurë djegin mbi 10 ha kullotë dhe pyje, terreni i thyer vështirëson punën për fikjen e flakëve

Flakët po përhapen akoma edhe më shumë edhe për shkak të terrenit i cili po u vështirëson zjarrfikësve punën për të neutralizuar situatën dhe për të fikur zjarrin. Gjithashtu temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

18 Korrik 2024, 10:44 Nga N.F
U riaktivizuan dje/ Vatrat e zjarrit në Lurë djegin mbi 10 ha
Foto ilustruese

DIBËR- Që nga dita e djeshme zjarret në vendin e quajtur Maja e Bakullimes, pjesë e territorit të Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejes janë aktive dhe po rrezikojnë banesat e banorëve. Mësohet se janë djegur mbi 10 ha kullotë dhe pyje halore.

Flakët po përhapen akoma edhe më shumë edhe për shkak të terrenit i cili po u vështirëson zjarrfikësve punën për të neutralizuar situatën dhe për të fikur zjarrin. Gjithashtu temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Në terren janë të angazhuar punonjës MZSH-se, punonjës të AdZM Dibër, punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë e Pyjeve të Bashkisë, punonjës të Njësisë Administrative Lure si dhe vullnetarë. 

zjarr lure vatra aktive

Sondazh

Poll