Aktualitet

Masat ajrore përvëluese nuk largohen nga vendi, parashikimi i motit për sot

Era do të fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitoi shpjetësi deri ne 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

18 Korrik 2024, 07:07 Nga N.F
Masat ajrore përvëluese nuk largohen nga vendi, parashikimi i motit
Foto ilustruese

TIRANË- Dita e sotme do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta. Moti fillimisht pritet të jetë i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobta e lokale shiu të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.


Në mbrëmje mot i kthjellët e vranësira të izoluara në relievet malore në juglindje e lindje të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitoi shpjetësi deri ne 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20 deri 41°C
në zonat e ulëta 21 deri 43°C
në zonat bregdetare 25 deri 39°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll