Aktualitet

Zjarri në Nartë të Vlorës, një lokal dhe dy garazhe u përfshinë nga flakët, policia: Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike

Gjithashtu si pasojë e këtij zjarri janë djegur edhe dy garazhe ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorë.

17 Korrik 2024, 19:01 Nga M.B
Zjarri në Nartë të Vlorës, një lokal dhe dy garazhe u
Foto ilustruese

VLORA- Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin e ndodhur në disa biznese në Nartë në Vlorë ku dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrikë dhe për pasojë është djegur një lokal. Gjithashtu si pasojë e këtij zjarri janë djegur edhe dy garazhe ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit i cili paraprakisht dyshohet aksidental.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në Nartë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një lokal me pronare shtetasen B. X., ku janë shkaktuar dëme materiale. Si pasojë e përhapjes së këtij zjarri janë djegur edhe dy garazhe në pronësi të shtetasit Ll. M., ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit i cili paraprakisht dyshohet aksidental.

narte zjarr

Sondazh

Poll