Aktualitet

FOTO/ Elbasani përfshihet nga një mot me stuhi, shirat e rrëmbyeshëm shkulin pemët dhe dëmtojnë disa biznese

Gjithashtu në qytet janë shkulur pemë si edhe janë dëmtuar disa tenda biznesesh si pasojë motit me stuhi të shoqëruar me erë të fortë.

17 Korrik 2024, 18:43 Nga E. D
FOTO/ Elbasani përfshihet nga një mot me stuhi, shirat e
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Elbasani është përfshirë nga stuhi shiu, që ka zgjatur rreth një ore, ku janë shkaktuar dhe disa dëme. Gjithashtu në qytet janë shkulur pemë si edhe janë dëmtuar disa tenda biznesesh si pasojë motit me stuhi të shoqëruar me erë të fortë. Por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ndërkohë burime zyrtare nga Bashkia e Elbasanit konfirmuan se nga ana e ekipeve të shërbimit zjarrfikës po punohet me intensitet të lartë në të gjitha zonat ku janë shkaktuar probleme nga moti i keq. Ndërhyrjet emergjente paraprakisht janë përqendruar në zonat ku janë shkulur pemë të mëdha që kanë shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa segmenteve rrugore.

elbasan mot i keq

Sondazh

Poll