Aktualitet

"Bënte sjellje të çuditshme në zonë", shmangia e tragjedisë në Shkodër, si u shpëtua nëna me 4 fëmijët që tentoi të hidhej në lumë

Po ashtu mësohet se në zonë ka qenë edhe një patrullë e cila ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar një tragjedi.

17 Korrik 2024, 17:38 Nga M.B
"Bënte sjellje të çuditshme në zonë",
Foto ilustruese

SHKODRA- Një tragjedi është shmangur në Shkodër, ku një 27-vjeçare tentoi të hidhej në lumin Buna së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur. Mësohet gjithashtu se e reja është pikasur nga disa banorë në zonë ku thuhet se është parë duke bërë sjellje të çuditshme. Po ashtu mësohet se në zonë ka qenë edhe një patrullë e cila ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar një tragjedi.

Njoftimi i policisë:

Shkodër Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë. Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. 27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

shkoder

Sondazh

Poll