Aktualitet

Përfshihen nga flakët disa dyqane në Vlorë/ Dyshohet për shkëndija elektrike por nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme, merren në pyetje banorët dhe pronarët

Bëhet me dije se këto dyqane shërbenin dikur për banorët e fshatit Nartë, por siç raportohet ato ishin bosh dhe të mbyllura.

17 Korrik 2024, 17:16 Nga E. D
Përfshihen nga flakët disa dyqane në Vlorë/ Dyshohet
pamje nga vendngjarja

VLORË- Disa dyqane u përfshinë nga flakët këtë mbasdite në fshatin Nartë të Vlorës. Bëhet me dije se këto dyqane shërbenin dikur për banorët e fshatit Nartë, por siç raportohet ato ishin bosh dhe të mbyllura.

Gjithashtu zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërkohë që policia po merr në pyetje banorët si dhe pronarët e këtyre godinave. Ndërkohë dyshohet për shkëndija elektrike por nuk përjashtohet edhe mundësia për një zjarrvënie e qëllimshme.

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll