Aktualitet

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ 27-vjeçarja tenton të hidhet në lumin Buna bashkë me 4 fëmijet

Ndërkohë që ndërhyrja në kohë e Policisë, bëri që 27-vjeçarja së bashku me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç të mos vetë flijoheshin.

17 Korrik 2024, 16:33 Nga I.A
Parandalohet tragjedia në Shkodër/ 27-vjeçarja tenton të
Foto Ilustruese

SHKODËR- Një tragjedi tjetër është parandaluar ditën e sotme në Shkodër. Një 27-vjeçare ka tentuar sot t'i jap fund jetës duke u hedhur në lumin Buna së bashku me fëmijët e saj. Ende nuk dihet shkaku pse e reja tentoi që të kryente këtë akt të rëndë. Ndërkohë që ndërhyrja në kohë e Policisë, bëri që 27-vjeçarja së bashku me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç të mos vetë flijoheshin.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë. Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. 27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Çfarë ndodhi me Alma Arrazin në Shkodër?

Një skenar i ngjashëm me këtë të sotmin ka ndodhur disa muaj më parë po në Shkodër. Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj janë mbytur në lumin Buna, për shkak të dhunës barbare që këta pësonin nga bashkëshorti dhe babai Ergus Arrazi. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke. Fillimisht u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, më pas i vajzës së dytë, ndërkohë që më pas është gjetur dhe trupi i djalit dhe i nënës 39-vjeçare Alma Arrazi. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

parandalohet krimi ne shkoder

Sondazh

Poll