Aktualitet

Çështja "21 janari" u regjistrua në SPAK, më 22 korrik paraqiten në Prokurorinë e Posaçme bashkëshortja dhe xhaxhi i Aleks Nikës

Ata thirren si persona që kanë dijeni dhe për të dhënë detaje për hetimin.

17 Korrik 2024, 14:51 Nga r.ll
Çështja "21 janari" u regjistrua në SPAK, më 22
spak

TIRANË- Pas regjistrimit të çështjes së "21 janarit" në datën 22 korrik në ambientet e Prokurorisë së Posaçme do të paraqiten dy nga familjarët e Aleks Nikës. Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika duhet të paraqitet në orën 10:00, kurse xhaxhai i viktimës, Mark Nika në porën 12:00. Ata thirren si persona që kanë dijeni dhe për të dhënë detaje për hetimin.

SPAK ka njoftuar dje se ka regjistruar procedimin penal nr. 138, për veprat penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Shpërdorim i detyrës” dhe  “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të kryera në bashkëpunim.

Ky procedim penal është regjistruar për ngjarjen e ndodhur më 21 janar të 2011, ku gjatë një mitingu të organizuar nga opozita politike e asaj kohe përpara Kryeministrisë, është vrarë shtetasi Aleks Nika, si dhe janë plagosur shtetasit Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Në njoftimin zyrtar thuhet se, në rastin e "21 janarit" hetimi i veprave penale është në kompetencën lëndore të Prokurorisë së Posaçme, pasi dyshohet se veprat penale mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, gjatë ushtrimit të detyrës.

 

 

spak aleks nika rajmonda nika mark nika

Sondazh

Poll