Aktualitet

Kanosi babain, dhunoi gruan dhe vodhi para brenda 10 ditësh, arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim në Korçë

Ndaj 41-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”,“Dhuna në familje” dhe ”Vjedhja”.

17 Korrik 2024, 13:11 Nga S.B
Kanosi babain, dhunoi gruan dhe vodhi para brenda 10 ditësh, arrestohet
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim në Korçë. Mësohet se brenda 10 ditëve 41-vjeçari Z.G ka kanosur me fjalë të atin, ka dhunuar bashkëshorten si dhe ka vjedhur nga një banesë një celular dhe një shumë parash.

Ndaj 41-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”,“Dhuna në familje” dhe ”Vjedhja”.

Njoftimi i Policisë:

Korçë

Gjatë 10 ditëve të fundit, kanosi me fjalë babanë e tij (i pajisur me urdhër mbrojtjeje), ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vodhi një celular dhe një shumë parash në një banesë, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim.    

Komisariati i Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, kapi dhe ndaloi shtetasin Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se:   

-më datë 07.07.2024, në lokalin e tij, në lagjen nr. 6, ka kanosur me fjalë babanë e tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje;

-më datë 13.07.2024, ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

-më datë 15.07.2024, në lagjen nr. 10, Korçë, ka vjedhur në një banesë, një celular dhe një shumë parash.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”,“Dhuna në familje” dhe ”Vjedhja”.

korce arrestim vjedhje dhune

Sondazh

Poll