Aktualitet

Plagosje me thikë në Shkodër, 2 persona dërgohen në spital

Ndërkohë që autori i ngjarjes është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij. 

17 Korrik 2024, 12:10 Nga I.A
Plagosje me thikë në Shkodër, 2 persona dërgohen në
Foto Ilustruese

SHKODËR- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Filip Shiroka” në Shkdoër. Mësohet se një 76-vjeçar pas një konflikti për motive të dobta ka qëlluar 2 persona me thikë. Të plagosurit 51 dhe 49 vjeç janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që autori i ngjarjes është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij. 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 11:40, në rrugen “Filip Shiroka”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit G. K., 76 vjeç. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne shkoder

Sondazh

Poll