17 Korrik 2024, 12:18
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ndryshimet klimatike me temperatura ekstreme dhe përmbytje do të dëmtojnë ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor (CCDR) i Grupit të Bankës Botërore, i cili u botua sot, thotë se së bashku, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë të paktën 37 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve në vijim për një mbrojtje më të mirë të popujve dhe pasurive të tyre nga ndikimet dëmtuese dhe në përshkallëzim të ndryshimeve klimatike.
Bazuar në një analizë të tre rreziqeve – përmbytjet e lumenjve, thatësirat (nëpërmjet ndikimit në të mbjella) dhe stresi i nxehtësisë pritet t’i shkaktojnë humbje për Shqipërinë, sa 15.7% e PBB deri në 2050. Banka vlerëson se Humbjet e Shqipërisë janë më të mëdhatë në rajon, pasi mesatarja e vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor janë sa një e treta e Shqipërisë.
Gjithashtu Serbia pritet të pësojë dëme të mëdha nga klima, e ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina. Përmbytjet pritet të shkaktojnë dëmin më të madh i PBB-së në të gjitha vendet, duke filluar nga rreth 15% humbje në vitin 2050 PBB për Serbinë dhe rreth 3% të humbjes së PBB-së për Maqedoninë e Veriut nën trendin e rritjes.
Ndikimi i thatësirës, i modeluar nëpërmjet ndikimit të saj në prodhimin e misrit dhe grurit, do të jetë më i vogël, duke qenë se këto kultura përbëjnë një pjesë të vogël të prodhimit bujqësor në shumicën e vendeve të BB-6, dhe pavarësisht faktit që thatësirat përgjithësisht konsiderohen si një rrezik i rëndësishëm klimatik.
Rritja më e lartë mund të kompensojë disa e dëme të pritshme në pjesën më të madhe të rajonit. Përjashtim bën Serbia, ku ka dëme më të mëdha nga përmbytjet
Tërmetet, edhe pse nuk janë rrezik për ndryshimin e klimës, vlerësohen dhe pritet të shkaktojnë dëme të konsiderueshme të prodhimit, duke pasur parasysh rreziqet historike sizmike në rajon.
Banka vlerëson se dëmet nga rreziqet klimatike mund të lehtësohen nëpërmjet investimeve të përshtatjes dhe ndërhyrjeve të hershme.
Modelimi i ndikimit të investimeve të përshtatjes për të tre rreziqet (përmbytjet e lumenjve, thatësirat nëpërmjet ndikimit në drithëra tregoi se investimet vjetore duhen të jenë mesatarisht 1.3% të PBB-së në të gjithë rajonin për 2025-’50 dhe ato mund të sjellë një përfitim mesatar vjetor prej 1.7% të PBB-së./ Monitor
banka boterore shqiperia ekonomi ndryshimi i klimes
Aktualitet
17 Korrik 2024, 11:39
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Është zbardhur vendimi i plotë i qeverisë për oraret e ndryshuara për punonjësit e Adm...
Aktualitet
17 Korrik 2024, 11:44
S.B
pamje nga ngjarja
SHKODËR- Një grup kriminal i cili kultivonte dhe prodhonte kanabis në disa fshatra të Shkodrës ësht&eu...
Aktualitet
17 Korrik 2024, 11:30
S.B
Baba Mondi
TIRANË- Besimtarët bektashinj kremtojnë sot “Ditën e Ashures”. Kjo festë kremtohet pas 10 ditëve ...
Aktualitet
17 Korrik 2024, 11:10
I.A
Kanabis
SHKODËR- Një megaoperacion është finalizuar në Shkodër nga Policia e Shtetit dhe nga SPAK, ndaj një grupi k...
Aktualitet
17 Korrik 2024, 10:56
r.ll
erjon llapushi
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg për Erjon Llapushin, autorin e vrasjes së kamarierit Gazmend Kurmaku...
Aktualitet
17 Korrik 2024, 10:42
S.B
pamje nga ngjarja
DIMAL- Arrestohet në Dimal një 21-vjeçar. Mësohet se i riu M.G, mbante armë zjarri me vete dhe në ba...
Aktualitet
17 Korrik 2024, 10:39
r.ll
florenc capja
TIRANË- Gjykata e Lartë ka kthyer vendimin e Gjykatës së Elbasanit të muajit nëntor 2019, vendim që u la n...
Aktualitet
17 Korrik 2024, 10:01
r.ll
zjarri
ELBASAN- Fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotë...
Aktualitet
17 Korrik 2024, 09:17
r.ll
edlira dhe alba me vajzën
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i lesbikev...
Aktualitet
17 Korrik 2024, 09:08
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një sherr mes dy shqiptarëvë në Greqi ka agravuar deri në plagosje. Mësohet se një person i plago...