Bota

Ministri i Jashtëm izraelit vlerëson rezultatet e Spanjës në zgjedhjet e BE-së

Bëhet e ditur se Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjoll, e udhëhequr nga kryeministri Pedro Sanchez, ra nga 21 vende në Parlamentin Evropian në 20, me Partinë Popullore konservatore që mori 22 vende.

10 Qershor 2024, 17:56 Nga E. D
Ministri i Jashtëm izraelit vlerëson rezultatet e Spanjës në
Israel Gatz

IZRAEL- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Gatz, tha se qeveria e Spanjës e udhëhequr nga socialistët është ndëshkuar nga votuesit pas zgjedhjeve të kësaj fundjave në BE. Bëhet e ditur se Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjoll, e udhëhequr nga kryeministri Pedro Sanchez, ra nga 21 vende në Parlamentin Evropian në 20, me Partinë Popullore konservatore që mori 22 vende.

Ndërkohë, partneri i koalicionit të Sanchez, Sumar, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Yolanda Diaz, fitoi tre vende.  Ndryshe, qeveria spanjolle “e zemëroi” administratën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, pasi ajo së bashku me Irlandën dhe Norvegjinë, njohën zyrtarisht një shtet palestinez.

“Populli spanjoll e ka ndëshkuar koalicionin e Pedro Sanchez dhe Yolanda Diaz me një humbje të madhe në zgjedhje. Rezultons e përqafimi i vrasësve të Hamasit nuk shpërblehet," shkroi Katz në X.

 

israel gatz

Sondazh

Poll