10 Qershor 2024, 17:37
Nga N.F
Vulin
MOSKË- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua të hënën me sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu, në Moskë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore. Qeveria e Serbisë tha në një njoftim se Vulini “shprehu kënaqësinë që do ta vazhdojë bashkëpunimin dhe partneritetin për sigurinë e dy vendeve”.
Vulin është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë. Ai u takua edhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko.
Qeveria e Serbisë njoftoi se gjatë takimit me Grushkon, Vulini ka falënderuar Rusinë për “përkrahjen e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara” dhe votimin kundër Rezolutës për Srebrenicën.
Më 23 maj, anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratuan rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Miratimi i Rezolutës u kundërshtua nga liderët në Serbi dhe nga entiteti serb i Bosnjë e Hercegovinë, Republika Sërpska, me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.
Në njoftimin e Qeverisë së Serbisë thuhet gjithashtu se Vulin ndodhet në një vizitë zyrtare disaditore në Rusi. Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Rusi prej ai u zgjodh në postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë më 2 maj.
Vulin ka udhëtuar në Rusi në disa raste prej kur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022. Hera e fundit ishte në prill, kur ai u takua në Shën Petersburg me sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Nikolai Patrushev.
Në janar të këtij viti, Vulin u nderua nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse. Në korrik të vitit 2023, Shtetet e Bashkuara e futën Vulinin në listën e sanksioneve nën dyshimet për përfshirje në korrupsion dhe trafikim me drogë, si dhe për lidhje me Rusinë.
Në të kaluarën ai ka mbajtur disa poste politike, nga posti i shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe e deri tek udhëheqja e dikastereve të mbrojtjes dhe çështjeve të brendshme dhe në fund shërbeu si kryespiun.
Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me politikën e Brukselit dhe nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Marrë nga REL
aleksandar grushko rusi vulin
Bota
10 Qershor 2024, 17:16
N.F
Diplomimi
SHBA- Pesëdhjetë vjet pasi një paralajmërim tornado çoi në anulimin e menjëhershëm të një dip...
Bota
10 Qershor 2024, 17:16
E. D
pamje nga vendngjarja
INDI- Një moment frikshëm ka ndodhur në aeroportin e Mumbait në Indi ku dy avionë rrezikuan të për...
Bota
10 Qershor 2024, 17:05
N.F
Tomas Szunyog
KOSOVË- Ambasadori i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog ditën e sotme ka zhvilluar një vizit&...
Bota
10 Qershor 2024, 17:04
E. D
foto ilustruese
NIGERI- 50 njerëz u vranë dhe një numër i paspecifikuar u rrëmbyen, duke përfshirë gra dhe fëmij&eu...
Bota
10 Qershor 2024, 16:52
S.B
pamje nga ngjarja
SHBA- Një dem rodeo u hodh mbi gardhin rrethues dhe u përplas mbi turmën e spektatorëve në Oregon të s...
Bota
10 Qershor 2024, 16:48
N.F
Emir Suljagiç dhe Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Drejtorin e Qendr&eu...
Bota
10 Qershor 2024, 16:39
E. D
pamje nga vendngjarja
VJENË- Një aeroplan i Austrian Airlines u ul i sigurt në Vjenë pasi një stuhi e fortë breshëri i d...
Bota
10 Qershor 2024, 16:36
N.F
Michael Mosley
GREQI- Një hetim fillestar ka përcaktuar se prezantuesi televiziv Michael Mosley, trupi i të cilit u gjet në ishull...
Bota
10 Qershor 2024, 16:34
E. D
Hunter Biden
SHBA- Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, nuk do të dëshmojë në gjyqin penal për akuzat se ai nuk k...
Bota
10 Qershor 2024, 16:17
E. D
pamjet nga zgjedhjet
BRUKSEL- Votuesit hodhën votat në 27 vende me një sërë çështjesh të ndryshme që karakt...